Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë, me dyshimin se në cilësinë e zyrtarit komunal u ka marrë para disa personave.
Paratë janë marrë me premtimin se do t’u ndihmonte të plotësonin dokumentet për të marrë subvencione nga komuna.
“Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës ka nisur vitin e kaluar aksione në disa rajone të Kosovës, duke arrestuar dhjetëra zyrtarë komunalë dhe të agjencive të ndryshme, të dyshuar për mashtrime me subvencione.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet zyrtari i Komunës së Fushë-Kosovës, mashtroi qytetarët duke u premtuar subvencione
-
Ndalohen dy persona në Fushë-Kosovë për ryshfet lidhur me votimin
-
Arrestohet zyrtari komunal në Mitrovicë, mori ryshfet 200 euro
-
Policia interviston edhe dy të dyshuar në rastin “Subvencionet”
-
Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi kundërligjshëm subvencione prej dhjetëra e mijëra eurosh