Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë lidhur me dyshimet për keqpërdorime me subvencione.
Sipas njoftimit të policisë të enjten, dyshohet se i arrestuari ka përfituar subvencion në vlerë prej dhjetëra e mijëra euro në vitin 2020, duke paraqitur dëshmi dhe të dhëna të rreme.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, pas zhvillimit të hetimeve me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me dyshimet për keqpërdorime me subvencione, ka siguruar prova dhe dëshmi se personi i dyshuar me iniciale (XH.U.), përmes paraqitjes së dëshmive dhe të dhënave të rreme dhe duke ushtruar ndikim të kundërligjshëm ka përfituar subvencion në vlerë prej dhjetëra mijë euro në vitin 2020”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore.
-
Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare
-
Policia interviston edhe dy të dyshuar në rastin “Subvencionet”
-
Arrestohen edhe 11 të dyshuar në 6 komuna për mashtrim me subvencione
-
Arrestohet zyrtari komunal në Fushë-Kosovë për ryshfet lidhur me subvencionet
-
Arrestohet zyrtari i Komunës së Fushë-Kosovës, mashtroi qytetarët duke u premtuar subvencione