Njëmbëdhjetë të dyshuar janë arrestuar në disa qytete të Kosovës, gjatë aksionit të Policisë të organizuar të mërkurën me dyshimin për keqpërdorime në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, dhënia të ryshfetit, mashtrim me subvencione dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Aksioni është zhvilluar në komunat: Pejë, Istog, Deçan, Viti, Suhareka dhe Ferizaj.
“Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtarë, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh, të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve. Pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka arrestuar deri tani dhjetëra zyrtarë dhe përfitues të subvencioneve, nën dyshimin për mashtrim, që kur ka nisur aksionet e para vitin e kaluar.
-
Arrestohet edhe një person për rastin “Subvencione 2021”
-
Gjashtë zyrtarë të arrestuar në aksionin kundër mashtrimeve me patentë shoferë
-
Aktakuzë ndaj 11 zyrtarëve dhe 7 fermerëve për keqpërdorim me subvencione në Istog
-
“Subvencionet 6”, ngrihet aktakuzë për ryshfet e keqpërdorim detyre ndaj 16 personave
-
Ngrihet aktakuzë kundër 15 personave për rastin “Subvencionet II’’