Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Fushë-Kosovës, i cili dyshohet të ketë mashtruar disa qytetarë duke iu premtuar se do t’iu ndihmojë në marrjen e subvencioneve.
I.K. dyshohet se ka marrë mijëra euro nga qytetarët për rregullimin e dokumenteve dhe aplikimin për subvencione, e që sipas Policisë, i dyshuari nuk ka rregulluar dokumente e as që ka aplikuar për subvencione, duke ju shkaktuar dëm të konsiderueshëm material ankuesve.
Me këtë rast i dyshuari ka kryer vepër penale “Mashtrim” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për proceduara të mëtejme ligjore.
-
Arrestohet zyrtari komunal në Fushë-Kosovë për ryshfet lidhur me subvencionet
-
Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi kundërligjshëm subvencione prej dhjetëra e mijëra eurosh
-
Arrestohen edhe 11 të dyshuar në 6 komuna për mashtrim me subvencione
-
Arrestohet zyrtari i një ministrie për keqpërdorim me subcvencione
-
Arrestohet një person në Gjilan për mashtrim me subvencione