Një zyrtar policor është arrestuar të enjten nën dyshimin se ka kryer veprat “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “Marrje të ryshfetit”.
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se zyrtari policor i dyshuar është arrestuar në Obiliq, kurse ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48-orë.
“Hetuesit e IPK-së kishin filluar kohë më parë hetimet për këtë rast me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë - Departamentin e Krimeve të Rënda. Pas disa veprimeve hetimore duke përfshirë edhe hetimin me masa të fshehta hetimore, sot rreth orës 17:00 nga hetuesit e IPK-së është arrestuar në Obiliq zyrtari policor (hetues në Stacionin Policor në Obiliq) kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Ai dyshohet se ka pranuar 1000 euro për të interferuar në hetimet e një rasti penal.
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Tre zyrtarë policorë mes gjashtë të arrestuarve për keqpërdorim detyre e ryshfet
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim
-
Arrestohet polici që me ryshfet e lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë
-
Arrestohet për ryshfet një zyrtar i administratës lokale në Gjakovë