Një person është arrestuar në orët e para të së enjtes në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.
I dyshuari, 30 vjeç, është dërguar në stacionin policor dhe më pas në mbajtje. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”.
“Me datë 07.08.2025 rreth orës 01:30, njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, kanë ndaluar një person në rrugën Mon Balaj, ku të njëjtit pas kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Prishtinë për armëmbajtje pa leje
-
Arrestohet një 18-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se shtiu me armë
-
Raportohet se i ndalonte automjetet pa autorizim, arrestohet për armëmbajtje pa leje
-
Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjetën drogë dhe armë
-
Arrestohet një person për posedim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje në Prishtinë