Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohet se i ndalonte automjetet pa autorizim, arrestohet për armëmbajtje pa leje

arme

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Istog ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se stacioni policor në Istog, të dielën rreth orës 09:30, është njoftuar se një person i dyshuar po i ndalon automjetet pa autorizim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njësitet relevante të stacionit policor në Istog kanë shkuar në atë lokacion dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili ishte agresiv. Lidhur me këtë rast kanë dalë mjekët kompetentë për ta kontrolluar të dyshuarin. Në koordinim me prokurorin e shtetit, në vendin ku i dyshuari kishte qëndruar, gjatë bastisjes, janë gjetur dhe janë sekuestruar 1 armë AK-47, 2 karikatorë të së njëjtës armë dhe 55 fishekë 7.62 mm”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të shtetit personi i dyshuar thuhet se është ndaluar për 48 orë.