Një person është arrestuar për armëmbajtje nga Policia e Kosovës në fshatin Drejë të Istogut pas një hetimi që çoi në sigurimin e provave për posedim të armës së zjarrit.
Sipas njoftimit, më 15 prill 2026 është siguruar një video-incizim ku shfaqet i dyshuari duke poseduar armë zjarri. Me urdhër të gjykatës është kryer kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit AK-47 dhe 46 fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 24 orë. Rasti është iniciuar si vepër penale “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Artikuj të ngjashëm
-
Konfiskohet pistoleta me 45 fishekë në Istog
-
Raportohet se i ndalonte automjetet pa autorizim, arrestohet për armëmbajtje pa leje
-
Sekuestrohen armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri
-
Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet një armë gjuetie dhe 52 fishekë në Gjakovë
-
Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi ta transportonte një kallashnikov me autobus