Një shtetasi të Shqipërisë i është konfiskuar një armë - pushkë gjuetie dhe 52 fishekë të kalibrit 12 mm në Dol të Gjakovës.
Në raportin 24-orësh të Policisë, i dyshuari ishte duke drejtuar një automjet me targa të Shqipërisë.
“Njësia policore ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollimit brenda në automjet në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë gjuetie dhe 52 fishekë të kalibrit 12 mm”, thuhet në raport.
Njoftohet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje dhe se rasti është në procedurë hetimore.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iki nga vendi i ngjarjes, ndalohet më vonë e i gjendet edhe armë
-
Sekuestrohen armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri
-
Arrestohen dy persona për armë, një në arrati
-
Konfiskohet pistoleta me 45 fishekë në Istog
-
I dyshuari plagos veten me armë zjarri në Pejë, konfiskohet AK-47