Mbrojtësi Liridon Berisha e ka shënuar golin e parë këtë edicion në Superligën e Zvicrës.
Berisha që aktivizohet për Vaduzin shënoi një gol në duelin ndaj Grasshoppersit.
Vaduzi të shtunën mbrëma barazoi 2:2 në udhëtim me Grasshoppersin në ndeshjen që i takoi xhiros së 12-të.
29-vjeçari Berisha e realizoi golin e epërsisë në minutën e 15-të. Në golin e Berishës asistoi Denis Simani.
Berisha në të gjitha garat ka kontribuar edhe me një asistim.
Berisha, Simani dhe Lutfi Dalipi e kompletuan ndeshjen te Vaduzi.
Ndërkohë Amir Abrashi dhe Samuel Krasniqi e kompletuan ndeshjen te Grasshoppersi.
Të dyja skuadrat kanë nga dhjetë pikë dhe renditen në pjesën e poshtme të tabelës.