Roma i ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen që i takoi xhiros së dhjetë të Serie A. Roma të shtunën e mposhti Udinesen me rezultatin bindës 5:2.
Plot katër gola, Roma i shënoi në pjesën e parë.
Bryan Cristante e hapi serin e golave në minutën e dhjetë.
Për 2:0 shënoi Rodrigo Mora në minutën e 31-të.
Donyell Malen e realizoi golin e tretë në minutën e 33-të.
Realizatori i golit të katërt ishte Evan Ndicka në minutën e 37-të.
Golin e pestë e shënoi Daniele Ghilardi në minutën e 92-të.
Ndërsa golat për Udinesen i shënuan Nicolo Zaniolo dhe Matteo Palma.
Mërgim Vojvoda e kompletoi ndeshjen tek Udinese.
Roma ka 24 pikë në vendin e tretë.
Udinese është poshtë në tabelë me pesë pikë.