Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Pejë i dyshuari për sulm, policia i gjen tri armë dhe 250 fishekë

Armë

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për sulm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së martës në rrugën “Ramiz Gjema” në Pejë, pasi një qytetar ka njoftuar se një person po kërkonte ndihmë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën së bashku me personin e dyshuar. 

Sipas deklarimit të viktimës, mes tyre kishte pasur mosmarrëveshje.

“Pas pyetjes nga zyrtarët policorë se a posedon diçka ilegale, i dyshuari deklaron se ka disa armё me leje tё skaduar”, thuhet në njoftim.

Pas kontrollit të kryer nga policia, janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, një karikator dhe 250 fishekë të kalibrave të ndryshëm. 

I dyshuari është arrestuar, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.