Kronikë

Arrestohet një 18-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se shtiu me armë

Arrestimi i nje personi

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 18-vjeçar nën dyshimin se të dielën në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë ka shtënë me armë zjarri. 

O.B. pas intervistimit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”. 

“Dje me datë 10.08.2025, Policia ka pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Sheshi i Arbërit në Prishtinë. Me të pranuar informatën janë ndërmarrë veprimet policore nga njësitet e stacionit policor Veriu dhe është arritur identifikimi i personit të dyshuar. Në cilësi të dyshuarit për të shtëna është intervistuar O. B, 18-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.