Një incident me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë, ku një person ka raportuar se ndaj tij është shtënë me armë derisa po ecte në rrugë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas viktimës, një i dyshuar mashkull ka hapur zjarr në drejtim të tij dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në një kafiteri aty pranë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit 9mm si dëshmi materiale.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, thuhet tutje në raportin 24-orësh të Policisë.