Një person është plagosur në Prishtinë mbrëmjen e së martës.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për KOHËN se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq rasti po hetohet.
Nuk dihen ende motivet e rastit.
“Mbrëmë rreth orës 23:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkaq në raportin e Policisë është bërë e ditur në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar shtatë gëzhoja. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një të dyshuari ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me një karikator me 13 fishekë.
-
Lëndohet rëndë një person në Prishtinë pas përleshjes fizike me dy të tjerë
-
Plagoset një person në Prizren
-
Pas një jave në arrati, dorëzohet i dyshuari për plagosjen në Prishtinë
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit