Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar në Prishtinë tre të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike, mbajtje në pronësi apo posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulim me prova.
“Operacioni është realizuar pas një pune hetimore dhe operative, përmes së cilës zyrtarët policorë kanë arritur t’i identifikojnë dhe zbulojnë personat e dyshuar për kryerjen e këtyre veprave penale. Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dy nga personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës
-
Pesë të arrestuar për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një personi në Prishtinë
-
Arrestohen dy persona për armë, një në arrati
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro