Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident trafiku në Prishtinë, tre persona të lënduar

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:15 dhe në të është përfshirë një veturë.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Në ora 19:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën 'Luan Haradinaj' në Prishtinë. E përfshirë është vetëm një veturë, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore po merren me aksidentin”, thuhet në njoftimin e tyre.