Kronikë

Katër të lënduar në aksidentin me tri vetura në Rrugën B

Aksident

Foto: Ilustrim

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Rrugën B në Prishtinë.

Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut i kryeqytetit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën B në  Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona”, ka njoftuar Policia e Kosovës.