Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave mbrëmjen e së premtes në Prishtinë.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 21, në rrugën “Bill Clinton”.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për KOHËN.
Artikuj të ngjashëm