Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë pasditen e së shtunës.
Policia e Kosovës njoftoi se dy automjete u përfshinë në aksident.
“Sot rreth orës 15:30, në rrugën "Bill Klinton" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 5 personave u është ofruar ndihmë mjekësore”, tha policia.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.
KOHA ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.
Edhe
Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
{gallery}