Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, tre të lënduar

Policia e Kosovës njoftoi se tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, që ndodhi të martën rreth orës 10:30.

Sipas njoftimit policor, në aksident janë përfshirë tri automjete si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Image
Foto: Policia e Kosovës (PK)

“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete (një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftim.

Image
Foto: Policia e Kosovës (PK)