Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, një prej shtatë të lënduarve dërgohet në QKUK

Shtatë persona janë lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë të premten pas orës 22:30.

Një prej të tyre ka pësuar lëndime serioze dhe është dërguar në QKUK.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona (pesë meshkuj dhe dy femra) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, njëri prej tyre është dërguar në QKUK (me lëndime serioze). Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin ditor të PK-së.