Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë të dielën, njoftoi Policia e Kosovës për KOHËN.
Në aksidentin që ka ndodhur në orën 07:00 janë përfshirë katër vetura.
Me rastin është marrë njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, pesë të lënduar
-
Tre të lënduar në aksidentin mes kamionit dhe dy veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Prishtinë
-
Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Prishtinë