Një shtetas i Kosovës është aksidentuar në Kroaci me një veturë tjetër, shoferi i së cilës ka vdekur. Gjashtë persona janë lënduar.
Media kroate “Index” ka raportuar se aksidenti është shkaktuar nga 40-vjeçari i Kosovës i cili ishte me veturën me tabela sllovene. Ai raportohet se doli në korsinë e kundërt dhe përplasi veturën tjetër me targa kroate.
Në veturën kroate ka vdekur shoferi 45 vjeç, ndërsa pasagjerët me të, një grua dhe një burrë – të dy shtetas të Polonisë – kanë lëndime serioze, por janë jashtë rrezikut për jetë.
Në spital është edhe shoferi kosovar për shkak se ka pësuar lëndime të rënda. Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në veturën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës. Një grua 42 vjeçe dhe një 11-vjeçar kanë pësuar lëndime të rënda dhe të rrezikshme për jetë. Një 18-vjeçar tjetër raportohet se është liruar nga spitali me lëndime të lehta.

LEXO EDHE:
-
Aksident i rëndë në Kroaci, katër shqiptarë në mesin e të lënduarve
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Katër të vdekur në një aksident tragjik afër Shkupit
-
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi
-
Vdiq personi që ishte në gjendje kritike pas aksidentit në Leposaviq