Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë

aksident

Foto: Ilustrim

Ka humbur jetën një grua pas lëndimeve që mori para disa ditësh në një aksident trafiku në Mitrovicë. Ajo ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ditë më parë, dyshohet se një vozitës tjetër e ka goditur veturën e saj nga pakujdesia. Lëndime kanë pësuar të dy vozitësit dhe katër pasagjeret e tjera.

“Dyshohet se vozitësi me veturë nga pa kujdesia ka goditur veturën tjetër me vozitëse femër kosovare. Si pasojë janë lënduar të dy vozitësit dhe katër pasagjeret femra kosovare, të cilët janë dërguar në tretman mjekësor. Më 22.07.2026 nga QKUK është njoftuar që njëra nga të lënduarat femër ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.