Një grua 53-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të etjen në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, ë fshatin Koshtovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një grua rreth 53-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku të ndodhur sot në Koshtovë, Mitrovicë e Jugut. Përplasja u raportua rreth orës 15:00, ku u përfshinë dy vetura, ndërsa drejtuesja e njërës prej tyre mori lëndime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut”, ka thënë Zahiti.
Sipas Policisë rreth orës 16:20, autoritetet mjekësore të Spitalit Rajonal të Mitrovicës kanë njoftuar se e lënduara drejtuesja e veturës, rreth 53-vjeçare, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Aksidenti me fatalitet në Studime, shoferi i dehur po voziste në kahje të kundërt
-
Vdiq një grua në Mitrovicë të Jugut, rasti iniciohet si “hetim mbi vdekjen”
-
Vdiq një motoçiklist në rrugën Podujevë – Prishtinë
-
Aksident në Mitrovicë, vdiq një 31-vjeçar