Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aksident i rëndë në Kroaci, katër shqiptarë në mesin e të lënduarve

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në Kroaci të mërkurën, në mesin e tyre edhe shqiptarë.

Në këtë aksident të ndodhur në Çrnec Dugoselski, dy nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë, raportoi medium kroat “Danas.hr”.

Katër nga të lënduarit janë shtetas shqiptarë me qëndrim të përkohshëm në Kroaci, 22, 41, 43 dhe 45-vjeç, ndërsa aksidenti është shkaktuar nga vozitësi shqiptar.

Ai po ngiste veturën “Volksëagen Caddy” teksa për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe gjendjes së rrugës, si dhe dukshmërisë dhe kushteve atmosferike ka kaluar në korsinë e automjeteve nga drejtimi i kundërt, ku është përplasur me një kamion.

Të lënduarit janë trajtuar në Qendrën Spitalore Klinike të Zagrebit dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.