Katër automjete janë përfshirë në aksident të mërkurën në Leposaviq.
Policia njoftoi se shtetasi i Serbisë që po drejtonte kamionin ka goditur automjetet e tjera.
Dy persona janë lënduar.
“Ka ndodhur aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete. I dyshuari shtetas i Serbisë, derisa ishte duke drejtuar automjetin-kamion, ka shkaktuar aksidentin duke goditur automjete të cilat ishin në kahje të njëjtë të lëvizjes. Si pasojë, lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri kosovarë në njërën nga veturat e përfshira”, thuhet në raportin e PK-së.
I dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.