Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilin po e drejtonte shtetas kosovar. Ai dyshohet se përmes rrugëve ilegale nga Serbia ka hyrë në territorin e Kosovës.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të së mërkurës në fshatin Tresav.
“Është ndaluar automjeti me targa të Serbisë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i njëjti dyshohet se ka bërë kalim të kufirit në rrugë ilegale nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari me automjetin e tij lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është cilësuar si “Kalim i paautorizuar i vendkalimit kufitar”.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet një serb në Leposaviq
-
Shtetas i Serbisë arrestohet pasi kaloi ilegalisht kufirin në Leposaviq
-
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici shtetasi serb
-
Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës
-
Kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia, shtetasit të huaj i konfiskohet vetura