TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Leposaviç'te, Sırbistan'dan sınırı yasa dışı yollarla geçtiğinden şüphelenilen bir kişi gözaltına alındı.

Kosova Polisi

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilin po e drejtonte shtetas kosovar. Ai dyshohet se përmes rrugëve ilegale nga Serbia ka hyrë në territorin e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të së mërkurës në fshatin Tresav.

“Është ndaluar automjeti me targa të Serbisë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i njëjti dyshohet se ka bërë kalim të kufirit në rrugë ilegale nga territori i  Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari me automjetin e tij lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është cilësuar si “Kalim i paautorizuar i vendkalimit kufitar”.