Një shtetas i Serbisë është arrestuar të martën pasdite në fshatin Tersavë të Leposaviqit, nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin.
Policia ka njoftuar se i dyshuari ka kryer këtë vepër me automjetin me targa të Beogradit.
“Fsh. Tersava, Leposaviq 13.01.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti me automjetin me targa të Beogradit ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Republika e Kosovës”, thuhet në njoftimin policor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet një serb në Leposaviq
-
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici shtetasi serb
-
Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës
-
Arrestohen dy shtetas serbë në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit
-
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit nga Serbia