Të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy kamionëve gjatë mesditës të së mërkurës në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Policia ka njoftuar se të lënduar kanë mbetur dy drejtuesit e kamionëve, të cilët janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka thënë për KOHËN se pas aksidentit, njëra korsi e rrugës është bllokuar për qarkullim.
“Sot rreth orës 12:24 në aksin rrugor Gjilan–Kamenicë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy kamionë. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet relevante, të cilat janë duke punuar për lirimin e rrugës dhe normalizimin e trafikut.
-
Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë
-
Të shtëna mes dy automjetesh në rrugën Gjilan-Kamenicë, një person në spital
-
Një i lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe dy veturave në rrugën Prishtinë – Ferizaj
-
Nëntë të lënduar në aksident trafiku në Gjakovë
-
Dhjetë të lënduar në aksidentin në magjistralen Gjakovë-Klinë