Një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti i trafikut që ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ku janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete (një kamion dhe dy vetura)”, thuhet në njoftim.
Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime trupore.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona
-
Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në “Muharrem Fejza” të Prishtinës
-
Dy të lënduar në aksidentin mes kamionëve në rrugën Gjilan–Kamenicë
-
Disa të lënduar në një aksident mes pesë veturave në rrugën Prishtinë-Pejë