Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Surkish të Podujevës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 22:30, kur një veturë me targa të huaja, e drejtuar nga një shtetas kosovar, dyshohet se për shkak të pakujdesisë është përplasur me një veturë tjetër.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në veturën me targa të huaja kanë humbur jetën.
Vozitësi i veturës tjetër ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.
-
Arrestohet një 31-vjeçar në Ferizaj për kanosje, konfiskohet një armë zjarri
-
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë
-
Lëndohet rëndë një punëtor i KEK-ut në vendin e punës
-
Aksident në Malishevë, pesë persona dërgohen për trajtim mjekësor
-
Merdar, zbulohen mbi 63 mijë euro të padeklaruar në një autobus të relacionit Gjermani – Kosovë