Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur të dielën në rrugën tranzit në Suharekë.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20, ku një vozitës dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident me veturë.
Si pasojë e aksidentit, tre pasagjere kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Vozitësi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
Artikuj të ngjashëm
-
Humb jetën një 52-vjeçar pas vetaksidentit në Suharekë
-
Një i vdekur e 4 të lënduar në aksidentin mes veturës dhe autobusit në rrugën Suharekë - Shtime
-
Aksident me fatalitet në Viti, humb jetën një këmbësor
-
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren
-
Vdiq një person, u aksidentua me motoçikletë