Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbërrin te 30-shi numri i zëvendësministrave në Qeverinë Kurti

Albin Kurti - 30 shtator, 2026

Foto: Driton Paçarada

Emil Maksuti është caktuar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti e ka uruar për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Me këtë emërim, numri i zëvendësministrave ka mbërritur rreth 30. Më 15 shtator, Qeveria pati njoftuar për emërimin e 27 zëvendëministrave. E ndërkohë ka pasur emërime të tjera që s’ishin pjesë e kësaj liste prej 27 emrash.

Ndërkaq kabineti qeveritar i ka 21 anëtarë (kryeministër, zëvendëskryeministër e ministra).