Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe një zëvendësministër, Dugolli emërohet në MPB

albin kurti - enver dugolli

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka emëruar edhe një zëvendësministër. Enver Dugolli është emëruar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka njoftuar Qeveria të premten.

Në vendim theksohet se zëvendësministri “emërohet për mbështetjen e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga Ministri si dhe për zëvendësimin e Ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje ta kryejë detyrën e tij”.

Kurti u kritikua nga opozita edhe në maj, kur menjëherë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të reja emëroi tre zëvendësministra të rinj

E pavarësisht kësaj, ai emëroi edhe të tjerë emra në postet e zëvendësministrave.