Me pankartat “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë”, “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, ka vazhduar protesta edhe në ditën e dytë në reagim kundër vrasjes së grave. Protestat po zhvillohen pas vrasjes së fundit të një gruaje - Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Pejë.
Ata po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Protestë u zhvillua edhe një ditë më parë.






Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në fjalimin e saj para ndërtesës së Qeverisë ka thënë se protestat do të vazhdojnë çdo ditë derisa të plotësohen kërkesat, e prej kërkesave është shkarkimi i ministres Gërvalla dhe ministrit Sveçla. Po ashtu ndjekje penale ndaj atyre që kanë neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt, që u vra nga ish-kunati i saj.
Gjatë ditës, Këshilli Prokurorial i ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe Arlinda Nallbani Gacaferrin, prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor.
Edhe
“Gjumi s’ka me ju marrë” – paralajmërohet vazhdim i protestave deri në plotësim të kërkesave
Ndaj tyre u hap edhe procedurë disiplonore dhe është themeluar panel hetimor për trajtimin e rastit.
Gjithashtu edhe Policia e Kosovës ka pezulluar nga puna 11 zyrtarë policorë për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, që u vra ditë më parë në Vitomiricë të Pejës.
-
“Gjumi s’ka me ju marrë” – protestat vazhdojnë deri në plotësim të kërkesave
-
Protestuesit kërkuan shkarkimin e Gërvallës dhe Sveçlës, deputeti i VV-së thotë se i mbështet protestat
-
Kërkesat e protestuesve: Shkarkim ministrash e ndjekje penale ndaj atyre që neglizhuan rastin e Arlindës
-
Sot protestohet në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, thirrje për revoltë kombëtare