Futboll

Zhegrova nuk aktivizohet në barazimin e Juventusit

Edon Zhegrova

Sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova, u la në stol të shtunën në ndeshjen që Juventusi e zhvilloi ndaj Fiorentinas në udhëtim.

Juve u ndal në barazim 1:1 nga skuadra që renditët në pozitën e fundit në tabelë, Fiorentina, në kuadër të javës së 12-të të Serie A.

26-vjeçari Zhegrova këtë edicion ka luajtur vetëm 79 minuta në të gjitha garat

Filip Kostiq e kaloi Juven në epërsi në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë.

Fiorentina i barazoi shifrat në minutën e 48-të me golin që e shënoi mesfushori italian, Rolando Mandragora.

Për “Zonjën e Vjetër” ishte barazimi i pestë këtë edicion. Numëron edhe pesë fitore dhe dy humbje.

Juve ka 20 pikë në pjesën e epërme të tabelës.

Fiorentina nuk di ende për fitore këtë edicion. Ka gjashtë barazime dhe gjashtë humbje.