Juventusi është në pritje të rezultateve të kontrolleve mjekësore për Edon Zhegrovën, i cili është lënduar gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan të hënën “Tuttosport”.
Zhegrova u lirua nga grumbullimi dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Irlandës.
Zhegrova do të kthehet në Torino, ku do të vlerësohet nga stafi mjekësor i Juventusit.
Ekzaminimet do të përcaktojnë shkallën e lëndimit dhe nëse futbollisti do të ketë nevojë për pushim apo trajtim të mëtejshëm.
“Tuttosport” ka shkruar se ky lajm nuk është aspak i mirë për Juventusin.
"Zonja e Vjetër" është duke u përballur me lëndime të shumta të futbollistëve.
27-vjeçari Zhegrova luajti 82 minuta në barazimin pa gola të Kosovës ndaj Izraelit.
Ende nuk dihet nëse Zhegrova do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Juves kundër Venezias, që zhvillohet më 22 nëntor.