Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

White humb finalen e Ligës së Kampionëve

Ben White

Arsenali ka marrë një goditje të madhe para finales së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.

Mbrojtësi Ben White nuk do të paraqitet për Arsenalin në finalen e 30 majit shkaku i lëndimit të rëndë në gju, të pësuar të dielën në fitoren kundër West Hamit.

White ka qenë titullar në të gjitha pesë ndeshjet e fundit të Arsenalit, përfshirë dy ndeshjet kundër Atletico Madridit në gjysmëfinale të Championsit.

28-vjeçari i krahut të djathtë mund ta humbë edhe Botërorin 2026.

Më herët këtë vit, White u rikthye në skuadrën e Anglisë për herë të parë që nga paraqitja në Kupën e Botës 2022.