Futboll

Odegaardi, disa javë jashtë fushës

odegaard

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, do të jetë jashtë fushës për “disa javë”, për shkak të një lëndimi në gju. 

Odegaardi u lëndua në fitoren 2:0 ndaj West Ham Unitedit para pushimit për ndeshje të përfaqësueseve, ndërsa nuk ishte pjesë e Norvegjisë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026. 

Lajmi është konfirmuar të premten nga trajneri Mikel Arteta. 

“Ai do të jetë jashtë fushës për disa javë dhe nuk ka datë të saktë të kthimit, por është duke punuar. Duhet ta shohim progresin e tij, si e ka gjurin, si i menaxhon hapat para në rehabilitim. Për këtë është herët të jap përgjigje se kur do të kthehet”, ka deklaruar Arteta të premten, një ditë para ndeshjes në udhëtim te Fulhami.