Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Odegaardi i mungon Norvegjisë në Ligën e Kombeve

Martin Odegaard

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, do të jetë mungesë e madhe për Përfaqësuesen e Norvegjisë në ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve. 

Odegaardit i duhet ende kohë për t’u kthyer në gjendjen më të mirë fizike pas lëndimit që e mbajti jashtë fushave për dy muaj. 

“Pas ekzaminimeve dhe bisedave të thella, kemi rënë dakord që Odegaardi të mos luajë në ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Kazakistanit”, ka njoftuar Federata Norvegjeze e futbollit të martën. 

Odegaardi e lëndoi nyjën e këmbës në muajin shtator. 

25-vjeçari Odegaard i humbi 14 ndeshje këtë edicion për shkak të lëndimit. 

Edhe Odegaardi nuk kthehet edhe disa javë Futboll Odegaardi nuk kthehet edhe disa javë

Norvegjia të enjten luan në udhëtim te Sllovenia. Të dielën e pret Kazakistanin. 
Norvegjia është në Grupin 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve. Është në pozitën e parë me shtatë pikë.

Në grup me Norvegjinë është edhe Austria.