Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, nuk pritet të kthehet në fushë deri në mesin e muajit të ardhshëm. Këtë e bëri të ditur të hënën “BBC”.
Reprezentuesi i Norvegjisë, Odegaard, ka një lëndim në ligamentin e gjurit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOdegaard u lëndua më 4 tetor në fitoren 2:0 të Arsenalit ndaj West Ham Unitedit.
Ai do t’i mungojë Norvegjisë edhe në ndeshjet e muajit të ardhshëm që janë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
26-vjeçari Odegaard do të humbë ndeshjet e Premier Leagues kundër Fulhamit, Crystal Palacet, Burnleyt dhe Sunderlandit. Po ashtu do të mungojë edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit dhe Slavia Pragës.
Odegaard i mungoi Arsenalit në tri ndeshjet e para të këtij edicioni.
Të lënduar tek Arsenali janë edhe Gabriel Jesus, Kai Havertz dhe Declan Rice.