Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Odegaardi pritet të kthehet shpejt nga lëndimi

Odegaard

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, është në fazën finale të rikuperimit nga lëndimi i nyjës së këmbës.

Ai u lëndua para afro dy muajsh, ndërsa tani pritet shpejtë të kthehet në fushë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu ka deklaruar të premten trajneri Mikel Arteta.

Arteta ka thënë se Odegaardi nuk do të luajë kundër Neëcastlet në Premier League të shtunën, por nuk e ka mohuar mundësinë që ai të jetë pjesë e skuadrës për duelin e Ligës së Kampionëve të mërkurën ndaj Interit në udhëtim.

“Ai e ka arritur formën fizike që kërkohet në këtë nivel. Ai ka bërë punë të madhe gjatë kësaj periudhe dhe shpresoj të kthehet shpejtë”, ka deklaruar Arteta të premten.

Odegaard u lëndua më 9 shtator, sa ishte me Norvegjinë në Ligën e Kombeve.

Arteta ka thënë se edhe mbrojtësi Riccardo Calafiori, nuk do të luajë ndaj Neëcastlet, por Gabrieli mund të përfshihet në skuadër nëse gjithçka shkon mirë me të të premten.