Futbollisti i Arsenalit, Noni Madueke, pritet të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.
Anglezi u lëndua në ndeshjen e fundit të Premier Leagues kundër Crystal Palace. Madueke shënoi golin e fitores 2:1 të Arsenalit në minutën e 48-të, ndërsa në minutën e 83-të u largua nga fusha.
Mësohet se Madueke ishte zëvendësuar për shkak të lodhjes dhe pritet të jetë gati për finalen që do të zhvillohet të shtunën në Budapest të Hungarisë
24-vjeçari ka luajtur 42 ndeshje për Arsenalin, ndërsa shënoi tetë gola në të gjitha garat.