Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Nga peticioni për largimin e tij te vendi i startuesit tek Anglia

maduke

Kur Noni Madueke u zgjodh në formacionin startues të Anglisë për ndeshjen kundër Kroacisë, ky ishte momenti i fundit në një edicion shumë dramatik për lojtarin e krahut të Arsenalit.

Verën e kaluar Madueke kompletoi transferimin te “Topçinjtë” nga Chelsea për rreth 50 milionë funte. Por tifozët nisën një peticion kundër transferimit të tij. Hashtagu “#NoToMadueke” u përdor në të gjitha platformat e rrjeteve sociale.

Më pak se 12 muaj më vonë, 24-vjeçari është bërë fitues i Premier Leagues, pasi ndihmoi ekipin e Mikel Artetas të festonte titullin e parë të Anglisë pas 22-vjetësh. Dhe për më tepër po luan startues tek Anglia e Thomas Tuchelit, në krahun e djathtë.

Madueke ishte një nga lojtarët më të dalluar të Anglisë në fitoren 4:2 ndaj Kroacisë. E fitoi penalltinë që Harry Kane e shndërroi në gol për epërsinë e “Tre Luanëve”.

Bashkëlojtari i Maduekes tek Arsenali, Bukayo Saka, pritej të ishte sulmuesi i krahut të djathtë tek Anglia. Por 24-vjeçari po përballet me problem në tendinin e Akilit, që e ka munduar që nga marsi.

Edhe Arsenali fiton me supergolin e Maduekes Futboll Arsenali fiton me supergolin e Maduekes

Saka dhe Madueke e gjejnë veten në situatë të pazakontë të konkurrencës për minuta, si në klub ashtu edhe në përfaqësuese.

Saka e bëri paraqitjen e 50-të për Anglinë në fitoren ndaj Kroacisë. Ai e quajti situatën unike.

“Vërtetë nuk e di si funksionon, por funksionon” tha Saka për raportin me Madueken.

Përzgjedhësi Tuchel e ka lavdëruar Madueken, që ka luajtur vazhdimisht mirë nën drejtimin e teknikut gjerman. Tuchel zgjodhi lojtarë që janë fizikisht të fortë dhe vrapues të fuqishëm. Dhe duke ndjekur fizikalitetin e Premier Leagues, ai vendosi edhe për Madueken.

Loja e Anglisë bazohet në sulmuesin Harry Kane, që është i rrethuar nga anësorë që pëlqejnë të vrapojnë pas mbrojtjes, për t’i mundësuar kapitenit që të futet thellë.

Edhe Saka nuk është ende plotësisht gati për Kupën e Botës Botërori 2026 Saka nuk është ende plotësisht gati për Kupën e Botës

Kjo mënyrë loje funksionoi mirë me katër pasime të Maduekes për Kanën ndaj Anglisë.

Anthony Gordon luajti në krahun tjetër të sulmit dhe performancat e tyre energjike në krahë ishin prej anëve pozitive të ndeshjes.

Saka e Madueke luftojnë për minuta, por në të njëjtën kohë janë të afërt. Saka e quan shokun e skuadrës “vëllain” e tij.

Trajneri i Arsenalit, Arteta, gjeti mënyra për të aktivizuar dy anësorët në fushë në të njëjtën kohë. Dhe Tuchel mund të vendosë të bëjë të njëjtën gjë, ndërsa Botërori zhvillohet.

Madueke luajti në krahun e majtë tek Arsenali, kurse Saka luajti në pozitën e numrit 10.

Edhe Arsenali kërkon penallti Futboll Arsenali kërkon penallti

Madueke i kishte tetë gola e katër asistime në 43 paraqitje. Por luajti vetëm 16 herë si startues.

Tek Anglia megjithatë çmohet. Anglia të martën nga ora 22:00 luan ndaj Ganës. Madueke pritet të startojë sërish dhe do të ketë tjetër mundësi për të dëshmuar se nuk është vetëm rezervist i Sakas.