Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

White shmang operimin, shpreson të paraqitet në Botëror

Ben White

Ben White nuk do të paraqitet në ndeshjet e fundit të Arsenalit në Premier League dhe në finale të Ligës së Kampionëve më 30 maj. Por ai ende ka shpresë për t’u paraqitur në Kupën e Botës për Anglinë.

Sipas “Sky”, mbrojtësi 28-vjeçar nuk do të ketë nevojë për t’u operuar për momentin. Ai lëndoi gjurin të dielën në fitoren kundër West Hamit.

Mbrojtësi mund të jetë mjaftueshëm i gatshëm për t’u paraqitur në Botërorin që zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Vendimin përfundimtar nëse White do të përfshihet në ekipin e Anglisë, do ta marrë përzgjedhësi Thomas Tuchel.

Më herët këtë vit, White u rikthye në skuadrën e Anglisë për herë të parë që nga paraqitja në Kupën e Botës 2022.