Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

A do të jetë Botërori i fundit për Harry Kane?

Harry Kane

Anglia do ta zhvilloj ndeshjen për vend të tretë në Kupën e Botës 2026 kundër Francës të shtunën. Por a do të jetë paraqitja e fundit e Kanet në Botëror me Anglinë?

Sulmuesi anglez i Bayernit, nuk është i sigurt nëse ky është Botërori i fundit në karrierën e tij.

“Është ende shumë herët për të thënë. Do ta marr parasysh vit pas viti dhe do të shoh se si ndihem. Më pëlqen të luaj për Anglinë,” tha sulmuesi 32-vjeçar, Harry Kane.

Ai gjithashtu përmendi edhe legjendën e Argjentinës, Lionel Messin, që pavarësisht moshës, ai ende luan në nivel të lartë.

“Katër vjet është një kohë e gjatë. Nga ana tjetër, mund të shohësh dikë si Messi që ende luan në nivel të lartë edhe në moshë më të madhe. Sinqerisht nuk e di”, theksoi Kane.

Edhe Kane me tjetër arritje për Anglinë ndaj Argjentinës Botërori 2026 Kane me tjetër arritje për Anglinë ndaj Argjentinës

Kanë deri më tani për Anglinë ka shënuar gjashtë gola në Kupën e Botës. Ai së bashku me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen dhe Jude Bellinghamin janë në garë për Këpucën e Artë.

Bellingham po ashtu ka gjashtë gola, ndërsa Messi dhe Mbappe nga tetë.