Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Wengeri thotë se plani për investitorë privatë duhej të anulohej

Wenger

Shefi i zhvillimit global të futbollit në FIFA, Arsene Wenger, thotë se heqja dorë nga plani për të pasur investime private në garat e FIFA-s ishte “absolutisht e nevojshme dhe e padiskutueshme”.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, planifikoi të krijonte një degë tregtare për të drejtuar ngjarjet e saj kryesore, përfshirë Kupën e Botës, me investitorë të jashtëm në gjendje të blinin aksione.

Infantino u kishte ofruar 211 federatave nacionale anëtare të FIFA-s nga 40 milionë dollarë nëse ato do të mbështesnin propozimin.

Por pas ditësh kritika të ashpra, Infantino u detyrua të tërhiqej. Kritikat përfshinin edhe kërcënimin e 55 vendeve anëtare të UEFA-s për të bojkotuar gjithë turnetë e FIFA-s.

Wenger ka qenë në rol që përfshinë analizën e të dhënave të lojës, stërvitjen online të FIFA-s dhe garat e të rinjve, që nga viti 2019.

Edhe FIFA konfirmon kandidaturën e Infantinos Futboll FIFA konfirmon kandidaturën e Infantinos

Ish-trajneri i Arsenalit më parë mbështeti propozimin e Infantinos për të zhvilluar Kupën e Botës çdo dy vjet. Një javë pasi plani i investimeve të Infantinos u publikua për herë të parë, francezi lëshoi një deklaratë përmes FIFA-s në të cilën kërkoi “transparencë dhe integritet” nga organi drejtues i futbollit botëror.

“Ngjarjet e fundit në FIFA meritojnë qartësi nga ana ime”, thuhet në deklaratën e Wengerit.

“Unë nuk isha i përfshirë në këtë plan strategjik dhe u njoftova për herë të parë për projektin përmes raportimeve të mediave. Vendimi për tërheqjen e projektit ishte absolutisht i nevojshëm dhe i padiskutueshëm, sepse unë besoj fuqishëm në një FIFA të pavarur që i shërben lojës sonë me përkushtim, transparencë dhe integritet”.

Wenger ishte një nga 18 zyrtarët e FIFA-s të cekur në një letër për ruajtjen e dokumenteve që UEFA i dërgoi FIFA-s, duke kërcënuar me veprime ligjore.

Carlos Cordeiro, këshilltar i lartë i Infantinos për strategjinë dhe qeverisjen globale, është i vetmi zyrtar i FIFA-s që dha dorëheqje për shkak të skandalit.

Edhe Çeferini nuk kandidon për president të FIFA-s, thotë se Infantino duhet të largohet Futboll Çeferini nuk kandidon për president të FIFA-s, thotë se Infantino duhet të largohet

Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom, iu bashkua kritikave ndaj planit, duke shkruar në një letër të brendshme drejtuar stafit, se java e fundit kishte qenë e “vështirë për t’u kuptuar dhe pranuar”.

Grafstrom shihet si aleat i ngushtë i Infantinos. U bë shef i stafit pasi zvicerani u zgjodh president në vitin 2016. Suedezi u ngrit në postin e sekretarit të përgjithshëm, një nga pozicionet më të fuqishme në FIFA, në vitin 2024.